Murati thotë se Kosova e ka shkallën më të ulët të inflacionit në Evropë
Ministri i Financave në Republikën e Kosovës, Hekuran Murati, ka shkruar sot për inflacionin në Kosovë, duke u bazuar në një raport të “TradinEconomics”.
Sipas tij, ky inflacion ka ardhur edhe në vendin tonë, pasi e ka prekur të gjithë botën.
Murati në Facebook ka shkruar se në muajin shtator 2024 Kosova ka regjistruar shkallë inflacioni prej 0.2%, krahasuar me shtatorin e vitit 2023.
“Inflacion e rritje çmimesh ka pasur në nivel global, dhe patjetër që një ndikim i tillë është transmetuar edhe tek ne në Kosovë. Por në një situatë ku inflacioni ka goditur gjithandej, duhet të ndalemi dhe të shohim se si qëndrojmë në raport me shtetet tjera. Pra, rritja e çmimeve ka qenë e paevitueshme, por sa kemi arritur si qeveri ta ngadalësojmë e frenojmë këtë rritje, krahasuar me shtetet tjera. Përgjigjen e marrim në tabelën më poshtë, të publikuar nga faqja ‘TradingEconomics’. Në muajin shtator 2024, Kosova ka regjistruar shkallë inflacioni prej 0.2%, krahasuar me shtatorin e vitit 2023, gjë që e bën vendin tonë shtetin me shkallën më të ulët të inflacionit në Evropë, gjithnjë sipas ‘TradingEconomics’”, ka shkruar Murati.