Murati thotë se të hyrat buxhetore nga aeroporti “Adem Jashari” shënuan rritje në katër vjetët e fundit

Murati thotë se të hyrat buxhetore nga aeroporti “Adem Jashari” shënuan rritje në katër vjetët e fundit

Ekonomia October 11, 2024 - 13:42

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar shifra, me të cilat ka treguar rritje të të hyrave buxhetore nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Sipas Muratit, për katër vjet të hyrat nga aeroporti “Adem Jashari” janë 94.4 milionë euro, që janë më shumë sesa në 10 vjetët e kaluar, transmeton Zeri.info.

“Të hyrat buxhetore nga aeroporti ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ kanë shënuar rritje të theksuar gjatë katër vjetëve të fundit. Kjo vjen si rezultat i shtimit të numrit të pasagjerëve, kryesisht nga mërgata jonë, por edhe si rezultat i shtimit të numrit të vizitorëve të huaj, që kanë filluar të vijnë në Kosovë për ngjarjet e shumta sportive e kulturore”.

“Për këtë arsye, aeroportit tashmë i janë shtuar edhe 4 porta të reja dhe sivjet pritet të arrijë shifrën prej 4 milionë udhëtarëve”, shkruan Murati. /Zëri