Aktualisht dhe pas rritjes, Murati tregon si duken tash “skemat e pensioneve të moshës”
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar në Facebook tabelën me shumën e re të pensioneve, që u rritën sot.
“+20% rritje e pensioneve. +100 milionë euro shtesë në vit. 304,016 përfitues. Kështu do të duken skemat e pensioneve të moshës, pas rritjes”, shkroi Hekuran Murati.
Ai, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, dolën në një konferencë për media për të njoftuar për rritjen e pensioneve për 20%.
Kurti tha se janë “mbi 300 mijë veta në Republikën e Kosovës që do të përfitojmë”, me ç’rast kostoja buxhetore e kësaj tha se është “plus 100 milionë euro”.
Ai tha se kjo rritje po bëhet këtë muaj, pasi duan ta fusin këtë në planifikimin e buxhetit për vitin e ardhshëm, për të cilin tha se do të votohet në këtë muaj në mbledhjen e Qeverisë.