Gjysmës së punonjësve të Komunës së Vitisë nuk u dalin pagat

Gjysmës së punonjësve të Komunës së Vitisë nuk u dalin pagat

Ekonomia October 01, 2024 - 17:13

Gjysmës së punonjësve të komunës së Vitisë nuk u kanë dal sot pagat, pasi komuna nuk ka arritur të siguroi buxhetin për to, transmeton Zeri.info.

Ministria e Financave ka sqaruar se Komuna e Vitisë nuk ka siguruar buxhetin e nevojshëm dhe për shkak të kësaj pagat ekzekutohen vetëm për një pjesë të punonjësve të komunës.

Në një komunikatë për media MF-ja thotë se përkundër që buxheti për paga ndahet asisoj që të mbulojë shpenzimin për tërë vitin, si pasojë e rasteve përmbarimore, disa komuna kanë filluar të kenë mungesë buxheti në kategorinë e pagave qysh tani.

“Thesari i Kosovës ka njoftuar me kohë komunat të cilat janë ballafaquar me këtë problem që të bëjnë korrigjimet dhe përshtatjet e nevojshme për të siguruar buxhet të mjaftueshëm për ekzekutimin e pagave të muajit shtator, dhe të gjitha komunat e kanë bërë përpos njërës”.

“Komuna e vetme që nuk e ka bërë këtë rregullim është Vitia, e cila ka lënë programet e arsimit fillor dhe të mesëm pa buxhet të mjaftueshëm për ekzekutim të pagave të shtatorit”

“Me qëllim që të mundësohet ekzekutimi i pagave për të gjithë punonjësit e komunës, Thesari i ka dërguar në vazhdimësi njoftime Komunës së Vitisë, përfshirë edhe ditën e djeshme, të cilëve u është dhënë mundësia gjatë gjithë ditës duke i pritur që t’i bëjnë rregullimet e nevojshme për të siguruar buxhet të mjaftueshëm për ekzekutim të plotë të pagave”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë: