Buxheti për vitin 2025, asamblistja e LVV-së: Po më habit qetësia e Përparim Ramës karshi mijëra problemeve të qytetarëve
Foto: Laura Hasani

Buxheti për vitin 2025, asamblistja e LVV-së: Po më habit qetësia e Përparim Ramës karshi mijëra problemeve të qytetarëve

Ekonomia September 30, 2024 - 10:55

Kuvendi Komunal i Prishtinës, në një mbledhje të jashtëzakonshme, ka diskutuar për buxhetin për vitin 2025.

Asamblistja e LVV-së, Nora Kelmendi, tha se kryetari Përparim Rama po hesht, ndërsa në kryeqytet ka mijëra probleme.

“Me këtë buxhet nuk po shohim asgjë për zhvillim. Buxhet i punuar vetëm sa për sy e faqe. Mos respekt kryetar, arroganca ndaj asamblistëve. Po më habit qetësia juaj karshi mijëra problemeve të qytetarëve të Prishtinës. Nuk ju kemi bllokuar asnjëherë, e as nuk do të ju bllokojmë nëse keni projekte për zhvillim”, u shpreh ajo.

Ndërsa, Jeta Rafuna nga LDK-ja tha se buxheti që pritet të miratohet do të ndikojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Ju ftoj ta miratoni buxhetin e jo ta bllokoni. Projektet që do të realizohen përmes këtij buxheti do ta përmirësojnë jetën e qytetarëve”, pohoi ajo.