Kurti: Marrëveshja për bashkëpunim ekonomik me vendet e EFTAS-s, do të nënshkruhet vitin e ardhshëm
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi një arritje të rëndësishme në avancimin e bashkëpunimit ekonomik me vendet anëtare të EFTA-s (Norvegji, Zvicër, Lihtenshtajn, Islandë).
Kurti përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, shkruan se, pas katër raundesh negociatash që filluan në qershor 2022, është arritur një marrëveshje për Tregtinë e Lirë, e cila do të nënshkruhet në fillim të vitit të ardhshëm.
Për më tepër, Kosova është vendi i vetëm në rajon që ka negociuar edhe për tregtinë e shërbimeve, duke zgjeruar potencialin për zhvillim ekonomik.
Marrëveshja pritet të forcojë lidhjet tregtare dhe ekonomike ndërmjet Kosovës dhe EFTA-s, duke kontribuar në rritjen e stabilitetit dhe prosperitetit në vend. Ky është një hap përpara në forcimin e pozicionit të Kosovës në tregjet ndërkombëtare.