Haxhiu nënshkruan kontratën për renovimin e objektit të IML-së, vlera rreth 815 mijë euro
Foto: Laura Hasani

Haxhiu nënshkruan kontratën për renovimin e objektit të IML-së, vlera rreth 815 mijë euro

Ekonomia September 25, 2024 - 14:22

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar sot kontratën për renovimin e objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), në vlerë prej 814 mijë e 229 eurove e 72 centësh.

Ky objekt ishte përfshirë dy herë nga zjarri gjatë vitit të kaluar.

Haxhiu ka thënë se ky investim do të mundësojë transformimin e plotë të hapësirës së brendshme, duke përfshirë renovimin e laboratorëve, sallave të autopsisë, kulmit dhe zyrave të punës.

“Përmes këtij projekti, po ndërtojmë një institut që jo vetëm që përmbush standardet më të larta teknike dhe funksionale, por edhe rrit sigurinë dhe efikasitetin e shërbimeve për qytetarët. Ky është një hap konkret drejt përmirësimit të infrastrukturës mjekoligjore, duke garantuar shërbime moderne dhe cilësore në të gjitha rastet”, shkroi Haxhiu.