Kurti: Reforma në Administratën Publike, në shërbim të zhvillimit ekonomik
Foto: Laura Hasani

Kurti: Reforma në Administratën Publike, në shërbim të zhvillimit ekonomik

Ekonomia September 25, 2024 - 09:48

Kryeministri Kurti, përmes një videomesazhi, ka adresuar një fjalë rasti në konferencën e dytë ndërkombëtare të administratës publike “KosovaPar2024”, e organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, ka përgëzuar vazhdimësinë e kësaj nisme vjetore të kësaj ministrie, e cila është shtytëse e reforma gjithëpërfshirëse dhe ambicioze për reformimin e Administratës Publike.

Kryeministri Kurti ka thënë se reforma e administratës publike në shfrytëzimin e potencialit të plotë dhe të përkushtimit të talenteve të tyre në shërbim të progresit shoqëror dhe të zhvillimit ekonomik të vendit qëndron qëllimi sipëror i kësaj qeverisjeje.

Sipas tij, përparimet e arritura nuk do të ishin të mundshme pa mbështetjen e miqve ndërkombëtarë

“Qëllimi i kësaj qeverisjeje nuk është dhe nuk do të jetë kundër zyrtarëve dhe shërbyesve civilë apo kundër këshillave të miqve të BE-së, sepse, shtoi ai, ndaj të parëve kemi detyra morale në mbarëvajtjen e punës së tyre dhe për cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve, ndërsa ndaj BE-së kemi detyra politike për ecjen e procesit të pandalshëm të integrimit rajonal dhe në BE”, deklaroi Kurti. /rtk