Murati: Ekonomia me rritje për 4.27% në tremujorin e dytë, ulet dhe inflacioni
Foto: Laura Hasani

Murati: Ekonomia me rritje për 4.27% në tremujorin e dytë, ulet dhe inflacioni

Ekonomia September 20, 2024 - 19:11

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se ekonomia e vendit ka vazhduar me rritje edhe në tremujorin e dytë të vitit.

Sipas Muratit, rritja shënohet me 4.27 për qind edhe në tremujorin e dytë të 2024, raporton Zeri.info.

Postimi i plotë:

Pas rritjes së theksuar në tremujorin e parë me 5.62%, ekonomia e vendit ka vazhduar rritjen edhe në tremujorin e dytë të këtij viti me 4.27% në terma realë sipas ASK-së, duke performuar dukshëm mbi projeksionet për rritje prej 3.8%-3.9%.

Pas ngadalësimit dhe uljes së inflacionit tani në nivelin prej nën 2%, aq sa është edhe synimi i Bankës Qendrore Evropiane, bizneset dhe ekonomia e vendit po kthehen në trajektoren e rritjes më të shpejtë, aty ku edhe nisëm pas pandemisë.

Ky është sinjal që politikat e qeverisë sonë për mbështetje të bujqve, për mbështetje të bizneseve prodhuese, dhe masave mbështetëse të punësimit po funksionojnë.