Edhe 15 ditë afat për aplikim të instalimit të sistemeve diellore

Edhe 15 ditë afat për aplikim të instalimit të sistemeve diellore

Ekonomia September 15, 2024 - 16:41

Kanë mbetur edhe 15 ditë afat, për aplikimin të subvencioneve të instalimit të sistemeve diellore për familje apo biznes.

Kështu ka njoftuar në Facebook, ministria e Ekonomisë.

“Nëse keni filluar procesin e aplikimit për subvencionimin e instalimit të sistemeve diellore për familje ose biznes, vini re që afati për të përfunduar është shumë afër, kanë mbetur vetëm edhe 15 ditë për të aplikuar”, thuhet në njoftim.