Mbi 78 mijë vetura u importuan këtë vit në Kosovë
Në Kosovë deri në shtator të këtij viti janë importuar hiç më pak se mbi 78 mijë vetura nga shtete të ndryshme të botës.
Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, të cilat i ka siguruar “Zëri”, thuhet se për këto importe në buxhetin e shtetit janë derdhur mbi 328 milionë euro, pasi për to është paguar dogana, akciza dhe TVSH-ja.
Prej 78.009 veturave të importuara në vendin tonë, Gjermania e zë vendin e parë me numrin më të madh të tyre, me 17.219 sosh që kanë hyrë në Kosovë nga janari deri në fillim të shtatorit, raporton Zeri.info.
1374 vetura janë importuar nga Franca, 1014 nga Çekia, 789 nga Kina, 331 nga Britania e Madhe, 287 nga SHBA-ja, 188 nga Turqia, ndërsa nga Koreja kanë hyrë 174 vetura, po ashtu nuk mungojnë as shtete të ndryshme si: Meksika, Afrika e Jugut, Ekuadori, Tajlanda dhe shtete të tjera të Evropës.
Sipas ligjit, në Kosovë nuk mund të importohen vetura më të vjetra se dhjetë vjet, ndërsa llogaritet që në rrugët e vendit tonë qarkullojnë rreth 450 mijë vetura. /Zëri