Haxhiu rikthen kërkesën për tërheqje të 30% nga Trusti
Ekonomia
September 07, 2024 - 10:53
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu thotë se ligji për Trustin duhet të ndryshohet.
Haxhiu thekson se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka gabuar me mos votim të propozimit për tërheqjen e 30 për qind të Trustit.
“Duhet të mundësohet tërheqja e mjeteve të Trustit deri 30% për nevoja shëndetësore dhe sociale. Me fillim të sesionit vjeshtore do të diskutojmë rikthimi e Projektligjit për Trustin për Tërheqje te 30% të mjeteve nga Trusti”, pohon deputeti për Arbresh.info, transmeton Zeri.info.
Haxhiu beson që pas ndryshimeve te mazhoranca dhe koalicioneve parazgjedhore edhe mund të sigurohen votat për Trustin.