Rohde: Kurti s’u bind që të bëjë kompromis në përfaqësimin e Kosovës në CEFTA
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se emisari i këtij shteti për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka ardhur në Kosovë për ta nxitur kryeministrin Albin Kurti të bëjë kompromis për CEFTA-n, por kjo, sipas tij, s’ka pasur sukses.
Rohde ka shkruar në rrjetin social X të enjten se nëse është e nevojshme, shtetet e tjera do të vazhdojnë pa Kosovën në marrëveshjen e BE-së për lehtësimin e këmbimeve tregtare për vendet e rajonit.
“Manuel Sarrazin vizitoi Kosovën sërish për të nxitur Albin Kurtin që të bëjë kompromis për CEFTA-n, duke mundësuar liritë kryesore për qytetarët e Kosovës, duke zëvendësuar UNMIK-un me Kosovën në bord – pa sukses. Nëse është e nevojshme, vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor do të vazhdojnë pa Kosovën, tani për tani, për të vazhduar me bashkëpunimin rajonal dhe Procesin e Berlinit”, ka shkruar ai.
Ditë më parë, Kurti e ka takuar të dërguarin gjerman, e Zyra e Kryeminisrit pati njoftuar se kanë diskutuar mbi progresin e zbatimit të marrëveshjeve në Procesin e Berlinit, bashkëpunimin rajonal dhe Samitin që do të mbahet në Berlin.
ë@ManuelSarrazin visited ë again to urge @albinkurti to compromise on CEFTA, enabling key freedoms for ë citizens, replacing UNMIK by ë on the board - unsuccessfully.
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) September 5, 2024
If needed, the other WEB countries will move on w/o ë for now, to go ahead w/ regional coop + Berlin Process pic.twitter.com/JetbpfRchb