ASK: Më shumë thëngjill i prodhuar në qershor 2024 sesa në qershor 2023
Foto: Zëri / Ilustrim

ASK: Më shumë thëngjill i prodhuar në qershor 2024 sesa në qershor 2023

Ekonomia August 22, 2024 - 17:36

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin qershor 2024 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Në komunikatën e ASK-s u tha se më shumë thëngjill u prodhuar në qershor të vitit 2024 sesa në qershor të vitit 2023.

“Gjatë muajit qershor të vitit 2024, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 465.32 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 343.46 GWh ose 0,8% më i madh me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 10,81%”, thuhet në njoftim.

Importi i energjisë elektrike thuhet se në qershor 2024 ishte 145.55 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 263.88 GWh (këtu janë të përfshira edhe sasia e transmisionit).

Ndërsa prodhimi i thëngjillit ishte rreth 620.90 mijë ton ose 27,07% më shumë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Image