Drejtoria për Zhvillim rural në Prishtinë, hap thirrjen për aplikim për fermerët që merren me prodhimin e qumështit
Foto: Ilustrim

Drejtoria për Zhvillim rural në Prishtinë, hap thirrjen për aplikim për fermerët që merren me prodhimin e qumështit

Ekonomia August 21, 2024 - 19:48

Drejtoria për Zhvillim rural në Prishtinë, sot e ka hapur thirrjen për aplikim për përkrahje me pagesa direkte për fermerët që merren me prodhimin e qumështit.

Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi.

“Drejtoria për Zhvillim rural ka hapur thirrjen për aplikim për përkrahje me pagesa direkte për fermerët që merren me prodhimin e qumështit”, thuhet në njoftim.

Detajet mund t’i gjeni në këtë link.

Ndryshe, një nga kriteret kryesore që duhet t’i plotësojnë fermerët që aplikojnë, është të jenë banorë të komunës së Prishtinës dhe aktivitetin e tyre prodhues ta realizojnë në territorin e komunës së Prishtinës.