KEK: Përfundon remonti i rregullt vjetor, njësia B-1 kthehet në operim

KEK: Përfundon remonti i rregullt vjetor, njësia B-1 kthehet në operim

Ekonomia August 19, 2024 - 08:02

Mbrëmë, pas përfundimit të testimeve të rregullta para startimit, njësia B-1 e termocentralit “Kosova B” është kthyer në operim normal.

Gjendja e saj është stabile dhe njësia tashmë është sinkronizuar me rrjetin.

“Pra falë angazhimit dhe vullnetit të gjithë stafit të TCB-së, rezulton që në këtë njësi kanë përfunduar me sukses të gjitha punimet të cilat ishin planifikuar në remontin e rregullt vjetor. Për më shumë, në njësinë B1 të TC Kosova B, me dt: 15.07.2024, bazuar në bilancin e aprovuar energjetik, kishin filluar punimet për realizimin e remontit të rregullt vjetor (35 ditore) dhe ditë më parë gjatë inspektimit të punimeve nga kryeshefi ekzekutiv, Bekir Gërguri, menaxhmenti i TC ‘Kosova B’, kishte njoftuar se të gjitha punët janë duke u realizuar sipas dinamikës dhe ishin zotuar që kjo njësi do të rikthehet në operim brenda afateve të parapara”, thuhet tutje në njoftim.