Gërxhaliu: Kosova e ka pasur thëngjillin, por nuk u promovua
Foto: Laura Hasani

Gërxhaliu: Kosova e ka pasur thëngjillin, por nuk u promovua

Ekonomia July 19, 2024 - 20:51

Ish-kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, thotë se Kosova ka pasur thëngjillin por nuk u promovua.

“Kemi një përparësi nëse Serbia ka litiumin, Kosova ka pasur thëngjillin, për këtë kemi pasur oferta oferta duke filluar nga amerikanët, gjermanët, francezët dhe japonezët”, u shpreh ai.

“Ne po flasim për teknologji të akllumatorëve që po ndërtohen në Serbi, mirëpo sa  është promovuar mundësia që në miniera të Trepçës mund të gjendet tri të katërtat e gjitha elementeve kimike që mund t’i gjeni në sistemin periodik. Prandaj është një vetëvrasje në Kosovë, nga politika e kriminalizuar, e paditur që do t’i mallkoj dhe do t’i dënojë gjeneratat që po vijnë në Kosovë”, shtoi Gërxhaliu. /klankosova