“Gratë në Biznes”, Hajdari: Synimi, ta rrisim sa më shumë pjesëmarrjen e grave në regjistrim të bizneseve
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka organizuar panairin “Gratë në Biznes”, në të cilin kanë marrë pjesë biznese dhe shoqata të grave ndërmarrëse nga komunitete të ndryshme të Kosovës.
Përveç promovimit të bizneseve dhe shoqatave të udhëhequra nga gratë dhe produkteve që këto biznese ofrojnë në fushat e tyre përkatëse, ky panair ka për qëllim edhe inkurajimin e ndërmarrësisë dhe rrjetëzimin të gratë ndërmarrëse me qëllim të fuqizimit sa më të madh të tyre në shoqëri dhe në biznes.
Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se në këtë panair janë duke marrë pjesë 40 gra.
Ajo tha se synimi i MINT-it është të rritet sa më shumë numri i grave që regjistrojnë biznese në emër të tyre, ku theksoi se kanë lehtësuar edhe më shumë edhe më shumë regjistrimin e biznesit.
Ajo ka thënë se MINT-i ka lanësuar grand-skemën me afro gjysmë milion euro, për artizanlet për punëdore e grave.
“Unë jam e lumtur kur jam në mesin e juaj sepse e marr motivin kur e shohë qëndresën e juaja për shumë e shumë vite më punë, me përkushtim, si ju krijoni të ardhurat, ekonomit familjare dhe mbani familjet por edhe shtoni ekonomi tonë. Unë si ministre, i përshëndes të gjitha 40 gratë ndërmarrëse dhe gjitha gratë e tjera në Kosovë me synim që të rrisim më synim sa më shumë pjesëmarrje të grave në regjistrim të bizneseve. Ku tani i kemi lehtësuar regjistrimin e biznesit edhe më lehte për gratë tona duke i ndihmuar me grante. Tani për tani ministria e Industrisë, Ndërmarrsisë dhe Tregtisë ka lanësuar grand-skemën për artizanlet për punëdoret e juaj që sot po i ekspozoni dhe keni mundësin të aplikoni në MINT përmes programeve që janë sistemi elektronik. Janë afër gjysma milion euro vetëm për ju, për të tjerat që do të aplikojnë sipas konkurrencës së shëndosh në sistem elektronik. veç se jemi duke i ndërtuar parqet industriale teknologjike ku pres që ju me bizneset e juaja të vendoseni në këto parqe dhe të keni edhe më shumë hapësirë për të bërit biznes”, ka thënë ajo. /eo