Hyseni thotë se ka trefishuar buxhetin, kërkon mbështetjen e opozitës për projektet komunale
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se gjatë tre vjet të qeverisjes së tij, buxheti i komunës është trefishuar nga viti në vit.
Ai ka thënë se ndryshime të mëdha kanë bërë në sektorin e arsimit, duke bërë investime në infrastrukturë e në procesin mësimor, ku sipas tij, kanë ndryshuar edhe mënyrën së si menaxhohet procesi në rekrutimi të stafit e regjistrimit të nxënësve.
Hyseni ka thënë se investime të mëdha janë bërë edhe në sektor të tjerë, duke përfshirë shëndetësinë, mirëqenien sociale e në bujqësi, duke theksuar si më të rëndësishme mënyra e menaxhimit e cilësisë ndaj të projekteve.
“Kemi shumë tash jemi në fund të pjesës së dytë të vitit të tretë të qeverisjes ka shumë projekte të cilat kanë përfunduar në sfera të ndryshme e që ndryshimet më të mëdha që i kemi bërë deri tash kanë të bëjnë me sferën e arsimit. Kemi investime të mëdha jo vetëm në infrastrukturë por qëndrojnë edhe përmbajtësish në procesin mësimor, ndërkohë është ndryshuar mënyra së si menaxhohet procesi në kuptimin e rekrutimit të stafit, regjistrimit të nxënësve e kështu më radhë. Tjera ka edhe në sferën e shëndetësisë e të mirëqenies sociale, ka projekte të ndryshme që janë investuar bujqësia ka tash kujdes shumë të veçantë edhe për nga projektet të mira të implementimit të inovacionit projekte të reja për nga qasja. Ndërkohë që është edhe buxheti që është trefishuar nga viti në vit. Ndërkohë që pjesa e fundit mbase është edhe kujdesi i infrastrukturës, investimet e nevojshme në përmirësimi por edhe projektet e mëdha që sjellin ndryshim përmbajtjesor në mënyrën së si qasen qytetarët në infrastrukturë. Ndoshta krejt e rëndësishme është mënyra e menaxhimit të projekteve cilësia dhe kujdesi ndaj këtyre”, ka thënë ai në një intervistë për Ekonomia Online.
Kryetari Hyseni ka thënë se një numër shumë të madh të mjeteve financiare që investohen në komunën janë duke përfituar direkt qytetarët, kështu duke krijuar një infrastrukturë për çështjen e të bërit biznes.
Ai ka shtuar se një projekt me rëndësi të veçantë për këto dy vite është edhe subvencionimi direkt për hapjen e bizneseve për start-up por edhe për zgjerimin e bizneseve te gratë dhe vajzat.
“Kjo është çështje tjetër sepse jam kryetar për as tri vite, pra dy vite e gjysmë, pra për dy vite e gjysmë praktikisht është e pamundur të bësh ndryshime me të cilat edhe rritet standardi jetësor i qytetarëve. Ajo që është tepër më rëndësi tash që ka një numër shumë të madh të mjeteve financiare që investohen në komunën tonë prej tyre përfitojnë direkt qytetarët indirekt, pra krijohet një infrastrukturë për çështjen e biznes bërjes. Një projekt tjetër që e kemi implementuar që mendoj që ka rëndësi të veçantë për këto dy vite është edhe përkrahja direket ose subvencionimi direkt për hapjen e bizneseve për start-up por edhe për zgjerimin e bizneseve te gratë dhe vajzat dhe kjo mendoj se ka sjellë një standard të ri edhe më të mirë të jetesës”, ka thënë ai.
Hyseni, ka theksuar se janë duke punuar shumë edhe në implementimin e projekteve të reja në zonën ekonomike, por që për këtë dhe projekte të tjera tha se i duhet bashkëpunimi i opozitës në këtë komunë.
“Po punojmë shumë që të implementojmë edhe projekte në zonën ekonomike pavarësisht pengesave administrative që i kemi para vetes, por këtu na duhet bashkëpunim me opozitën në Kuvend në Gjilan sepse edhe tashmë janë shumicë. Na duhet aprovim për planin zhvillimor komunal për të cilin po punojmë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe me fillimin e implementimit të këtij projekti kjo do ketë direkt në përmirësimin e zhvillimit ekonomik në vend”, ka thënë Hyseni.