Osmani: Mbi 17 mijë familje në Prishtinë do të faturohen me konsum e jo me metra katrorë
Ekonomia
July 16, 2024 - 10:25
“Termokosi” ka njoftuar sot se për mbi 17.000 familje të Prishtinës ky është viti i parë që do të faturohen me konsum e jo me metra katrorë.
“E dimë që mund të ketë ankesa, mund të ketë edhe probleme teknike, por ekipet tona profesionale do të përpiqen t’i zgjidhin ato sa më parë”, ka thënë kryeshefi i “Termokosit”, Fisnik Osmani.
Përmes kësaj videoje, Osmani ka apeluar për qytetarët të kursejnë këtë dimër që po vjen.
“Kurseni ngrohjen kur nuk jeni në shtëpi ose kur nuk keni nevojë për të. Kurseni që të paguani më pak se që keni paguar”, thuhet tutje në njoftim.