21 milionë euro për “Contour Global”-in, Nikaj: Qeveria dështoi në fushën e energjisë

21 milionë euro për “Contour Global”-in, Nikaj: Qeveria dështoi në fushën e energjisë

Ekonomia July 11, 2024 - 13:22

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Bernard Nikaj, ka qenë kritik ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të paguar dëmshpërblimin prej 21 milionë eurove ndaj kompanisë “Countur Global”.

Ai, në një konferencë për media, ka theksuar se ekzekutivi i drejtuar nga kryeministri Albin Kurti ka dështuar në fushën e energjisë.

“Përtej humbjes financiare, menaxhimi i munguar dhe i dështuar u projektit të termocentralit me kompaninë ‘Countur Global’ ka shpërfaqur edhe një herë mungesën totale të aftësisë të kësaj qeveri mbi të gjitha që të ndërtojë një vizion të qartë dhe të qëndrueshëm për adresimin e nevojave të qytetarëve për energji”.

“Qeveria ka dështuar duke mos nisë asnjë projekt në këtë fushë, përveç projektit të termocentralit të ri, ka anuluar projektin e gazit natyral që është nisur dhe përkrahur nga MCC-ja. Rezultat i të gjitha këtyre dështimeve janë çmimet e larta të energjisë sot që qytetarët tonë i kanë në pagesën e faturave, si dhe mungesa e energjisë në muajt e dimrit”, tha Nikaj.