Miratohet propozim-vendimi për shpronësim të pronave për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Zahaq

Miratohet propozim-vendimi për shpronësim të pronave për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Zahaq

Ekonomia July 10, 2024 - 15:04

Qeveria e Kosovës ka miratuar shqyrtim Propozim-vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit: Zgjerimi i rrugës nacionale N9 Kijevë-Zahaq, segmenti Dollc-Ramun (MMPH)

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se në Klinë dhe Pejë janë mbajtur dëgjime publike me pronarët e pronave.

“Pas propozimit të departamentit të shpronësimit, Qeveria e Kosovës më datë 18.04.2024 ka miratuar vendim për shqyrtimin e kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarve dhe zotuesve të interesit të cilët preken nga realizimi i projektit ‘Zgjerimi i rrugës nacionale N9 Kijevë-Zahaq, segmenti Dollc – Ramun. Pas miratimit të këtij vendimi, departamenti i shpronësimit më 13 dhe 14.05.2024 kanë mbajtur dëgjime publike në komunat Klinë dhe Pejë me pronar të pronave. Gjatë këtyre dëgjimeve ka trajtuar të gjitha komentet e pronarëve që kanë të bëjnë me procedurën e shpronësimit”, ka thënë Aliu.