![Qeveria: Kosova ka një prej niveleve më të ulëta të borxhit shtetëror në kontinentin e Evropës](/uploads/zeri.info/images/2024/June/28/auto_1Albin_Kurti-Qeveria_e_Kosoves-13_qershor_2024dh-Laura_Hasani_copy1719581504.jpg)
Qeveria: Kosova ka një prej niveleve më të ulëta të borxhit shtetëror në kontinentin e Evropës
Ekonomia
June 29, 2024 - 08:13
Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje mbledhjen e rregullt, ku ka marrë disa vendime. Në mesin e vendimeve të kësaj mbledhje, është edhe aprovimi i Raportit mbi Zbatimin e Programit të Borxhit Shtetëror.
Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se ky raport evidenton se Kosova ka një prej niveleve më të ulëta të borxhit shtetëror në kontinentin e Evropës, raporton Express.
Aty thuhet se ky borxh, më 31 dhjetor 2023, përbente 17.52 përqind të BPV’së.
“Aprovuar Raportin mbi Zbatimin e Programit të Borxhit Shtetëror. Ky raport evidenton se Kosova ka një prej niveleve më të ulëta të borxhit shtetëror në kontinentin e Evropës, që më 31 dhjetor 2023 përbënte 17.52% të Bruto Produktit Vendor”, thuhet në njoftim.