![Murati publikon shifra: Mbi 442 mijë llogari aktive në Trust, faktet po demantojnë opozitën](/uploads/zeri.info/images/2024/June/21/auto_Hekuran_Murati-lansimin_i_zgjerimit_te_platformes-_Superpuna-2_shkurt_2024-Laura_Hasani_copy1718972804.jpg)
Murati publikon shifra: Mbi 442 mijë llogari aktive në Trust, faktet po demantojnë opozitën
Ministri i Financave Hekuran Murati i është përgjigjur opozitës, e cila po kritikon vazhdimisht Qeverinë për numër të lartë të papunësisë.
Murati ka publikuar shifra nga Trusti, në të cilin shihen rritje të llogarive aktive në vitin e kaluar, ku kanë qenë të hapura 442.383 llogari, transmeton Zeri.info.
Ai me këto ka provuar të demantojë opozitën për kritikat rreth papunësisë së lartë në vend.
“Sipas raportit vjetor të Trustit, numri i llogarive aktive në vitin 2023, pra llogarive që kanë paguar kontribute, ka qenë 442,383. Zakonisht e kemi dëgjuar opozitën të kontestojë shifrat e ATK-së dhe ASK-së, me pretendimin që nuk janë të sakta dhe se numri i llogarive aktive në Trust është indikatori më i mirë”.
“Pa hyrë në diskutime se cili indikator është më i saktë, ja edhe numrat e Trustit, që edhe kësaj radhe demantojnë opozitën”, shkroi Murati. /Zëri