Ministri Murati flet për rritjen ekonomike prej 5,6%
Foto: Laura Hasani

Ministri Murati flet për rritjen ekonomike prej 5,6%

Ekonomia June 21, 2024 - 11:56

Ministri i Financave Hekuran Murati, ka thënë se rritja ekonomike në tremujorin e parë të këtij viti ishte 5.62%.

Murati është thirrur në statistikat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

“Sipas ASK-së, rritja ekonomike në TM1 2024 ka përshpejtuar edhe më tutje ritmin, duke shënuar nivelin 5.62%, që është dukshëm më lart se tremujori paraprak që ishte 3.96%. Pas tejkalimit të stuhisë së krizave globale dhe stabilizimit të çmimeve, tani gradualisht po i kthehemi potencialit dhe rritjes së synuar”.

“Kjo demanton të gjithë zërat skeptikë dhe prognozat e zymta që me çdo kusht mundoheshin ta lidhnin liberalizimin e vizave me skenarë apokaliptike në fillim të vitit. Siç edhe po shihet, liberalizimi i vizave është prej gjërave më të mira që ka ndodhur së fundmi për ekonominë e vendit, sepse përveç lehtësimit të udhëtimit për të vizituar familjarët në mërgatë, tani edhe bizneset e ndërmarrësit e kanë shumë më të lehtë të gjejnë tregje të reja e të rrisin aktivitetin bzinesor”, shkroi Murati.

Ai ka thënë se rritjen e ka ndihmuar edhe liberalizimin e vizave.

“Në një nga udhëtimet që kisha së fundmi, kisha rastin të takoj dy të rinj që punonin në fushën e marketingut dhe dizajnit digjital, të cilët po ktheheshin nga një takim që kishin pasur me një klient në Valencia të Spanjës. Diçka vështirë e imagjinueshme para se të hiqeshin vizat”, shkroi Murati. /Zëri