GLPS-ja evidenton probleme në projektet që po realizoheshin në tri komuna

GLPS-ja evidenton probleme në projektet që po realizoheshin në tri komuna

Ekonomia June 18, 2024 - 11:31

Ndërtimi i shkollës fillore “Nënë Tereza” në Vranidoll në Prishtinë, ndërtimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Vushtrri dhe shkollës “Heronjtë e Kosovës” në Hoçë të Vogël të Rahovecit janë disa nga gjetjet e raportit nga Anketat e Përcjelljes së Shpenzimeve Publike të kryera në Prishtinë, Vushtrri, Rahovec.

Aty u tha se anketat kishin synim të gjurmonin shpenzimet nga nivelet më të larta të qeverisjes deri në pikat e ofrimit të shërbimeve lokale, duke siguruar që këto fonde të përdoren sipas qëllimit dhe që qytetarët përfitojnë në të vërtetë nga to.

Duke vlerësuar kënaqshmërinë e komunitetit nga këto shpenzime publike, gjetjet nxjerrin në pah joefikasitetin dhe fushat për përmirësim.

E gjetjet e raportit i prezantoi Dea Fetiu, e cila tha se projekti ishte në periudhë gjashtëmujore.

Ajo tha se gjetjet janë pjesë e fushës së edukimit dhe shëndetësisë.

Ndërtimi i shkollës fillore “Nënë Tereza” në Vranidoll u tha se është përball me pesë procese të prokurimit, duke pasur ndryshime në çmimin e planifikuar për më shumë se 60 mijë euro, duke kaluar më shumë se një vit e gjysmë. Në këtë rast sipas raportit është shkelur Ligji për prokurimin publik.

Projekti i dytë: QMF në Vushtrri.

“Ajo që e kemi gjetur ka qenë që buxheti i planit fillestar ka qenë 85,000 mijë euro, ndërkaq në kontratën tjetër ishte 425,865.51 euro. Problemi ka qenë se është vonuar përfundimi i saj edhe kjo sipas të dhënave është arsyetuar për shkak të kushteve të pandemisë. Sipas pikëpamjeve të përdoruesve kjo qendër: katin e bodrumit e ka jofunksional si shkak i përmbytjeve të shkaktuara nga planifikimi i dobët, infrastruktura e qendrës ka mungesë të furnizimit me ujë në shumicën e zyrave, dhomat e ngushta multifunksionale që i plotësojnë standardet e udhëzimit administrativ, ndërtimi i shkallëve të ngushta, sfida e ajrosjes shumica e dritareve janë jofunksionale”.

Sipas anketës, 75 për qind e të anketuarve mendojnë se qendra ka hapësirë të mjaftueshme, qendra mundet të përmirësohet në fusha të ndryshme, shërbimet mbushin pritshmeritë bazë, projekti 3, shkolla “Heronjtë e Kosovës” ne Hoçë të Vogël në Rahovec.

Ajo tha se ka ndryshime te vlera e prokurimit, përfundimi i së cilës është shtyrë disa herë nën arsyetimin e pandemisë.

Sipas përdoruesve, nuk ka sallë të edukimit fizik, s’ka klasa të specializuara, mungesë të perdeve e mungesë kushtesh për gjithëpërfshirje.

Nga gjetjet e anketës u dhanë këto rekomandime preliminare: “Sigurimi i zbatimit të ligjit për prokurim publik, sigurimi i planifikimeve buxhetore, implementim i sistemit të rregull për monitorime të alokimeve buxhetore, sigurimi i menaxhimit me efikas i kontrate, sigurimi i ndjekjes së akteve nënligjore, angazhimi i komunitetit dhe profesionisteve në mënyrë aktive, realizimi i anketave që masin kënaqësinë e qytetarëve për identifikimin e sfidave potenciale”.

Gjetje: Rritje drastike të vlerave kontratave, mungesë të konsultimeve me qytetarë, vonesa të implementimeve.

Ndërkaq Osman Vishaj, nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, tha: “Prokurimi publik është art, sipas tij themeli është planifikimi i ndërtimit. Te gjetjet zbatimi i ligjit për prokurim publik i përfshin te gjitha, ku te shumë autoritetet shkojnë në fund, nuk shkojnë në fillim, te procesi i tenderimit janë tri faza”. /Eo