Nesër shqyrtohen aplikimet për subvencionim të masave efiçiente për shtëpi

Nesër shqyrtohen aplikimet për subvencionim të masave efiçiente për shtëpi

Ekonomia June 13, 2024 - 20:41

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjise ka njoftuar se nesër fillon shqyrtimi i listës së pritjes për aplikantët që kanë shprehur interesim vitin e kaluar për të përfituar nga subvencionimi i investimeve për implementim të masave të energjisë efiçiente në shtëpitë individuale.

“Në mënyrë që procesi të jetë sa më i shpejtë, efikas dhe transparent, njoftojmë të gjithë aplikantët në listën e pritjes që të kontrollojnë postën e tyre elektronike (e-mail), në të cilën, me datë 14 qershor 2024, do të pranojnë njoftimin dhe kërkesën që të shprehin interesimin e tyre për të vazhduar tutje me procesin”, njofton ky institucion.

FKEE tutje ka njoftuar se deri më tani në listë të pritjes janë rreth 1000 aplikantë.