Bislimi për Planin e Rritjes së BE-së: Gabim të thuhet se lidhet me masat

Bislimi për Planin e Rritjes së BE-së: Gabim të thuhet se lidhet me masat

Ekonomia June 13, 2024 - 10:53

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në raportimin e tij të sotëm në Komisionin për Integrime Evropiane, foli edhe për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian.

Ai u shpreh se është gabim që Plani i Rritjes së BE-së të thuhet se lidhet me masat.

“Është gabim të thuhet se plani i rritjes lidhet me masat, për arsye se masat janë shumë specifike dhe i tregojnë se cilat janë aktivitetet të cilat Kosova është nën masa përkohësisht dhe masat janë të përkohshme dhe të kthyeshme në tërësi”, është shprehur Bislimi. /Klankosova