Kosova vlerësohet si vendi më transparent, sanksionet e BE-së shihen të dëmshme edhe për sektorin energjetik

Kosova vlerësohet si vendi më transparent, sanksionet e BE-së shihen të dëmshme edhe për sektorin energjetik

Ekonomia June 03, 2024 - 12:21

Raporti Implementues i Kosovës për vitin 2023 ishte temë diskutimi ndërmjet Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti dhe drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkowski.

Gjatë këtij takimi Artur Lorkowski prezantoi planin e Kosovës “drejt rrugës evropiane sa i përket energjisë elektrike”.

“Është një mundësi e shkëlqyer për ne të diskutojmë se çfarë është përpara nesh, cilat janë sfidat me të cilat po përballemi dhe cilat janë planet për të ardhmen. Kosova është vendi me performancën më të mirë kur bëhet fjalë për transparencë. 60 për qind e punës është bërë, kemi edhe 40 për qind që na presin për t’u bërë. Ne jemi sigurt që do të kemi progres vitin e ardhshëm për 40 për qind. Tek integrimi i tregut dhe krijimi i tregut për arsye të qarta duhet fokusuar tek energjia elektrike dhe ju mund të shihni se shumë është arritur me këtë”.

“Është i vendosur në vende të duhur funksionon mirë rregullorja pjesërisht është rregulluar. Ajo çfarë dua të theksoj se është e rëndësishme të komentitet sërish progresi i arritur kur behet fjalë themelimi i tregut në Kosovë. Kjo ka ndodhur në mënyrë të suksesshme në vitin 2024, por dua të theksoj edhe rolin dhe kontributin në ketë proces që ka ofruar rregullatori, që ka bërë një punë kritike nga ana e tyre. Ne shpresojmë që procesi adekuat për të realizuar këtë brenda afatit kohor të dakorduar me Qeverinë e Kosovës dhe presim që kjo do të ndodhë së shpejti”, tha ai.

Image

“Kur është fjala për çështjet që kanë të bëjnë më shumë me perspektiven rajonale. Ne ende shohim mos ndarjen e kapaciteteve për projektin KOS. Shpresojmë që projekti KOS të jete me se i ndërlidhur me Serbinë dhe kjo është çështja e cila ka ndikim negativ në formulimin e çmimeve për Kosovën dhe me gjerë për rajonin dhe kjo është çështja që ne po trajtojmë edhe përmes nisjes së procedurave dhe shpresojmë se kjo procedurë do të lehtësojë diskutimin e çështjes e cila do te çonte ne alokimin e suksesshëm të kapaciteteve të projektit KOS për te ndërlidhur zonat e ofertave në Serbi dhe Kosove përfundimisht”, tha ai, raporton eo.

Ndërsa kryetari i këtij komisioni, Ferat Shala, shprehu gatishmërinë dhe interesin që të shtojnë bashkëpunimin në mënyrë që t’i tejkalojnë sfidat e këtij sektori.

“Na duhet ende mbështetja juaj që ne duhet ta kemi një bashkëpunim sepse ne e kemi të bllokuar nga Serbia. Si do të vazhdojnë bashkëpunimi me të nevojshëm për ne nëse veç jemi ne sanksione. Nëse nuk na ndihmoni, nëse nuk gjejmë rruge te përbashkët të zhbllokohet fondet e BE-së dhe të rriten fondet. Definitivisht ne nuk kemi me pas kondicion socio-ekonomik qe të përcjellim këto agjenda, në këtë relacion do të thotë kërkojmë mirëkuptim pse jo edhe eksperiencë se si të zgjedhim çështjen liberalizimit të tregut”, u shpreh Shala.

Ndërsa deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se fondet e BE-së sa i përket energjisë nuk janë ndaluar.

“Dy qartësime. Kryetari Shala ju ka përmendur sanksionet e BE-së. Kosova është në disa sanksione, por po Zyra e BE sa i përket planit të energjisë elektrike paratë nuk janë ndaluar”, tha ajo.

Image