Reformat e energjisë në fokus, BE-ja ndihmon Kosovën me 75 milionë euro
Foto: Laura Hasani

Reformat e energjisë në fokus, BE-ja ndihmon Kosovën me 75 milionë euro

Ekonomia June 03, 2024 - 10:25

Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, ka zhvilluar takim me delegacionin e Sekretariatit të Komuniteti të Energjisë, ku ka diskutuar për performancën e Kosovës në përputhje me Acquis të Komunitetit të Energjisë.

Në një postim në “X”, Szunyogu ka shkruar se ka theksuar se Plani i Rritjes ofron një nxitje shtesë për të përshpejtuar reformat dhe siguron mjete financiare për projekte të rëndësishme.

“Duke theksuar se tranzicioni i gjelbër, integrimi dhe dekarbonizimi i sektorit të energjisë janë pjesë përbërëse e Agjendës së Reformave të Kosovës, gjithashtu diskutuam për zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë.

Theksova se BE-ja mbështet Kosovën me 75 milionë euro si pjesë e Paketës së Mbështetjes për Energjinë”, shkroi Szunyogu.