1.34 miliard euro nga mërgimtarët vitin e kaluar, lista nga cili shtet u dërguan më së shumti
Ekonomia
April 02, 2024 - 16:02
Instituti GAP ka publikuar një infografikë lidhur me remitencat në Kosovë për vitin 2023.
Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë dërguar në Kosovë 1.34 miliardë euro, apo 121 milion euro më shumë se në vitin 2022.
Sipas infografikës së GAP-it, më së shumti para janë dërguar nga Gjermania apo 512 milionë euro, pasuar nga Zvicra me 252.2 milionë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 98.5 milionë euro.
Poshtë tyre renditen Austria me 62.2 milionë, Italia me 61.6 milionë, Franca me 49.9 milionë dhe Belgjika me 45 milionë.
Ndërkohë në tri vendet e fundit janë Suedia me 30.6 milionë, Britania e Madhe me 30.2 milionë dhe Norvegjia me 22.9 milionë euro.