Porti i ri turistik në Durrës, Rama prezanton projektin për një plazh të ri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mëngjesin e sotëm ka publikuar pamjet nga kantieri i ri turistik në Durrës.
Kryeministri, përmes një postimi në Facebook, u shpreh se tashmë po merr formë plazhi i ri, që jo vetëm do të ofrojë një tjetër hapësirë si vendpushim cilësor, por gjithashtu do të shërojë një gangrenë të rëndë mjedisore që gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë e ndotur.
“Mirëmëngjesi dhe me kantierin e Portit të Ri Turistik në Durrës, ku po merr formë plazhi i ri, që jo vetëm do të ofrojë një tjetër hapësirë jete si vendpushim cilësor, me njësitë e shërbimit, hotelet, apartamentet dhe aksesin 24/7 për turistët e huaj e për vizitorët nga Shqipëria, po edhe do të shërojë një gangrenë të rëndë mjedisore në atë zonë të ndotur nga aktiviteti tregtar pa asnjë standard mjedisor prej shumë dekadash, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.