Peci: Bujqit tanë, shembull përkushtimi e punëtorë
Foto: Facebook

Peci: Bujqit tanë, shembull përkushtimi e punëtorë

Ekonomia April 01, 2024 - 11:24

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka vizituar sot fermerin Mirsad Rrecaj në Llaushë të Skenderajt.

Peci u shpreh se bujqit janë shembull të përkushtimit e punëtorë, ndërsa “ne përmes politikave tona e mbështetjes financiare, krahas përkushtimit, u kemi dhënë dhe dinjitetin e munguar me dekada”.

Mes të tjerash Peci, ka thënë se Rrecaj kultivon 15 hektarë me drithëra, si dhe rrit 110 koshere me bletë, shkruan Zeri.info.

“Në Llaushë të Skenderajt më priti. Mirsad Rrecaj, i cili sa mirënjohës për grantin e përfituar për ngritjen e serrës, aq i kishte ngelur hatri që nuk e kam vizituar deri më tani. Serrën me një sipërfaqe prej 0.40 ha e kishte bërë gati për mbjellje. Ky djalë punëtor e i zellshëm kultivon edhe 15 hektarë me drithëra, si dhe rrit, 110 koshere me bletë. Bujqit tanë janë shembull të përkushtimit e punëtorë, ndërsa ne përmes politikave tona e mbështetjes financiare, krahas përkushtimit, ua kemi dhënë dhe dinjitetin e munguar me dekada”, shkroi Peci në rrjetin e tij social Facebook. /Zëri