Nisin punimet për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë, Kurti dhe Aliu kritikojnë projektin e mëhershëm
Foto: Facebook

Nisin punimet për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë, Kurti dhe Aliu kritikojnë projektin e mëhershëm

Ekonomia March 04, 2024 - 09:06

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, kanë marrë pjesë në fillimin e punimeve për projektin “Zgjerimi i Rrugës Nacionale M2”, të rrugës Prishtinë – Mitrovicë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në të kaluarën ka pasur plane të dobëta, përgatitje të pakta e zvarritje të shumta.

Ndërsa, tani Kurti potencoi se janë shumë më të përgatitur.

“Në të kaluarën ka pasur plane të dobëta, e përgatitje të pakta. Me qeverinë tonë kemi shumë përgatitje, plane të hollësishme, prandaj punët janë të rregullta sipas procedurës. Nuk do të mungojë angazhimi ynë. Nga një rrugë e cila ishte me dy korsi, tash do të kemi rrugë nacionale me dy drejtime, secila me nga dy korsi”, ka thënë ai.

Ndërsa, ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu tha se projekti për zgjerimin e rrugës ka qenë shumë i rëndë e me probleme të shumta.

“Mobilizimin e kemi bërë maksimal, shenjat janë të mira, do të përkushtohemi maksimalisht. Këtu është dashtë ta bëjmë auditimi, proces i rëndë me probleme të shumta”, theksoi ministri.

Ndryshe, punimet në këtë rrugë kanë ngecur për shkak të problemeve të shpronësimit në atë pjesë.