Liqeni i Batllavës, pa investime
Foto: Zëri

Liqeni i Batllavës, pa investime

Ekonomia March 04, 2024 - 08:25
Natyra i dha bukuritë që e kanë shndërruar në atraksion turistik, por institucionet nuk investuan

Liqeni i Batllavës, përveçqë furnizon me ujë të pijshëm Prishtinën e Podujevën, është atraksion i pazëvendësueshëm për shumë qytetarë.

Një natyrë krejtësisht e virgjër e me vende të përshtatshme për pushim, ky liqen mbetet atraksion për turistët.

Por, aty vazhdojnë të mungojnë investimet. Mungesat janë të mëdha, nisur nga shportat e mbeturinave dhe ulëset, dhe mbeturina ka gjithandej.

Këto mbetën shqetësimet kryesore edhe të qytetarëve që shëtisin këndej.

Pavarësisht që kushtet nuk janë të mira, Arben Beqiri, ka zgjedhur të kalojë vikendin me familje pranë liqenit.

Shpesh është folur për projektplan për zhvillimin e turizmit në këtë pjesë, duke e plotësuar me staza për ecje, staza çiklizmi, vend të paraparë për kamping, rivitalizimin e parkut ekzistues dhe disa investime te tjera, të cilët teksa vitet kanë kaluar, kanë mbetur ide në letër. /rtk