Emërohet kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut
Foto:Laura Hasani

Emërohet kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut

Ekonomia February 22, 2024 - 11:22

Korporata Energjetike e Kosovës ka emëruar si kryeshef ekzekutiv Bekir Gërgurin.

Ky vendim erdhi pas mbledhjes që është mbajtur dje, raporton Zeri.info.

Bordi i Drejtorëve të KEK SHA njofton se në pozitën e kryeshefit ekzekutiv (ushtrues detyre) në Korporatën Energjetike të Kosovës është emëruar Bekir Gërguri. Sot, gjatë ceremonisë së pranim dorëzimit, Gërguri ka pranuar detyrat dhe autorizimet e plota për udhëheqjen e të gjitha operacioneve të KEK SHA.

Bordi i Drejtorëve të KEK SHA gjithashtu ka emëruar Ramadan Budakovën në pozitën e zv.kryeshefit ekzekutiv (ushtrues detyre) dhe njëkohësisht Përparim Kabashi është kthyer në detyrat dhe përgjegjësitë e tij të cilat i ka ushtruar para emërimit të tij në pozitën e zv.kryeshefit ekzekutiv (ushtrues detyre)”, thuhet në njoftim. /Zëri