Serbët e Kosovës nesër i marrin pensionet, Murati: Të njëjtat llogari mund të përdoren për ndihmat nga Serbia
Foto: Laura Hasani

Serbët e Kosovës nesër i marrin pensionet, Murati: Të njëjtat llogari mund të përdoren për ndihmat nga Serbia

Ekonomia February 14, 2024 - 18:47

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se të mërkurën do të ekzekutohen mjetet financiare për të gjithë pensionistët serbë që jetojnë në Kosovë.

“Nesër, të gjithë pensionistët serbë të Kosovës do t’i pranojnë pensionet nga Thesari i Kosovës në llogaritë e tyre bankare, sikurse i pranojnë për çdo muaj më datën 15”, ka shkruar Murati.

“Të njëjtat llogari mund të përdoren për të pranuar ndihma nga Serbia. Por Beogradi dëshiron që të vazhdojnë të bëjë transfere të pagjurmueshme të parave”.