ATK-ja grumbullon afër 90% më shumë të hyra tatimore në janar 2024, krahasuar me janarin e vitit 2019
Foto: Laura Hasani

ATK-ja grumbullon afër 90% më shumë të hyra tatimore në janar 2024, krahasuar me janarin e vitit 2019

Ekonomia February 14, 2024 - 14:10

Në krahasim me janarin e vitit 2019, janari i vitit 2024 ATK-ja shënon afro 90% më shumë të hyra tatimore, ka thënë Ministria e Financave.

Duke krahasuar të hyrat tatimore dhe numrin e tatimpagesave për periudhën janar 2019 dhe periudhën janar 2024, Administrata Tatimore e Kosovës ka grumbulluar 52.3 milionë euro, transmeton Zeri.info.

Përveç kësaj, rritje e theksuar vërehet edhe te numri i tatimpaguesve, ku nga 37,459 tatimpagues sa ishin në janar të vitit 2019, numri i tatimpaguesve në janar të vitit 2024 është rritur për 10,658, ose 28%, duke arritur numrin prej 48,117 tatimpagues.

“Rritja e theksuar në këta dy indikatorë është rezultat i rritjes se aktivitetit ekonomik, por edhe si rezultat i zbatimit të ligjit dhe rritjes së efikasitetit të Administratës Tatimore të Kosovës në mbledhjen e tatimeve”, thotë Ministria e Financave. /Zëri