Çmime të larta të produkteve ushqimore, ankesa nga konsumatorët e shitësit
Blerja e produkteve ushqimore është bërë e vështirë për blerësit në kryeqytet për shkak të çmimeve të larta. Megjithatë, shitësit në treg thonë se i kuptojnë mjaft mire ankesat e tyre.
Rruga e tregut në kryeqytet duket e zbrazët.
E të rrallët konsumatorë që kaluan këtu të dielën, shkuan në gati secilën tezgë për të gjetur çmimin më të lire në Prishtinë.
Kështu veproi Sabri Krasniqi, i cili thotë se vështirë se po i përballon çmimet e artikujve ushqimor.
“Për standard tonin me çfarë kushte na jetojmë shembull me page 300-350 euro pagën mujore, normal që janë senet shtrenjtë për neve”, thotë Krasniqi
E njëjtë sikurse Krasniqi edhe Bajram Demaj po i krahason çmimet në treg.
“Për neve pensionistët shumë shtrenjtë janë edhe mezi se po ia arrijmë dmth, qe po duhet me këqyrë ku ka më lire që jam dale me i ble do sene, se vallahin shtrenjtë. Edhe vezët janë shumë shtrenjtë, të gjithë artikujt ushqimorë janë shumë shtrenjtë po çka me ba po duhet diqysh me jetu”, shprehet ai.
Pavarësisht numrit të vogël të blerësve, prodhuesi i produkteve bio, Bexhet Ratkoceri thotë se po bën zbritje për ta.
“Po ankohen po bëjmë nga pak zbritje këtu në treg në përgjithësi bëjnë zbritje krejt se me shku në shitore të mëdha që po shkojnë”, thotë ai.
Ndërsa ankesat e blerësve, shitësit i kuptojnë mjaft mirë.
“Njerëzit s’po kanë edhe të ardhura aq të mira, i kuptojmë krejt po nganjëherë kur e dimë që e ka situatën jo aq mirë bëjmë lëshime, ka raste edhe që e merr edhe gratis”, shprehet Idriz Kurtolli, shitës. /Teve1