Qytetarët serbë në veri të vendit po vazhdojnë ta përdorin dinarin

Qytetarët serbë në veri të vendit po vazhdojnë ta përdorin dinarin

Ekonomia February 01, 2024 - 23:34

Serbët e veriut të vendit nuk e kanë ndjerë ende asnjë efekt nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës, ku valutë e vetme e përdorshme në Kosovë nga sot do të jetë euroja.

Në ditën e parë të hyrjes në fuqi të rregullores, qytetarët e intervistuar tregojnë se do ta përdorin dinarin derisa kjo të jetë e mundur. Por ka edhe të tillë që thonë se e pranojnë euron dhe se nuk e kanë problem që dinarin ta këmbejnë me euro.

Dinari serb ligjërisht nuk mund të përdoret më në Republikën e Kosovës. Kjo pasi nga sot ka hyrë në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës sipas së cilës, valutë e vlefshme si mjet pagese është vetëm euroja.

Pavarësisht se sot ka hyrë në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, këtu në dyqanet në qendër të Mitrovicës në veri, po vazhdon shitblerja me dinarë. Qytetarët serbë nuk po e mirëpresin vendimin e BQK-së.

Sidoqoftë nga ajo që shihet në terren, portofoli i qytetarëve në veri do të mbajë edhe më tej vetëm dinarë serb. /Rtk