Mbitërheqja bankare gjatë vitit 2023, mbi 470 milionë euro
Ekonomia
January 26, 2024 - 15:15
Mbitërheqja nga bizneset dhe ekonomitë familjare pësoi një rritje vitin e kaluar prej 57 milionë eurosh, ose 13.7% më shumë sesa në dhjetor të vitit 2022.
Sipas të dhënave nga Banka Qendrore e Kosovës që i ka publikuar instituti GAP, thuhet se gjendja e mbitërheqjeve nga bizneset dhe ekonomitë familjare në fund të dhjetorit të vitit të kaluar ishte rreth 472 milionë euro më shumë së në vitin 2022.
Sipas statistikave, në vitin 2013 pati 189.9 milionë euro mbitërheqje bankare, ndërsa kjo shifër është rritur në vitin 2023 në mbi 417 milionë euro. /Zëri