Kurti takoi përfaqësues të lartë të kompanisë “Philips”
Ekonomia
January 18, 2024 - 21:22
Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e lartë të “Philips”, Prof. Dr. Marnix van Ginneken dhe Jan-Willem Scheijgrond.

Qëllimi i këtij takimi ishte të diskutohet për përmirësimin dhe modernizimin e sektorit shëndetësor në Kosovë.
“Philips”, një lider ndërkombëtar në teknologjitë shëndetësore, shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në rritjen e produktivitetit të sektorit shëndetësor në Kosovë.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, në këtë takim u diskutua për zhvillimin e Sistemit të Informacionit Shëndetësor dhe përdorimin e teknologjive më të reja për ekzaminim të përshtatshëm e zbulimin e hershëm të sëmundjeve. /Zëri
