Dështon tenderi milionësh për uniformat e Policisë
Foto: Laura Hasani

Dështon tenderi milionësh për uniformat e Policisë

Ekonomia January 08, 2024 - 10:59

Policia e Kosovës vazhdon të mbetet me uniforma të vjetra. Kjo për shkak se disa herë me radhë tenderi për shërbimet e uniformave has në telashe.

Sot prokurimi i Policisë së Kosovës e ka anuluar tenderin për furnizim me “Uniforma taktike për Policinë e Kosovës”. Vlera e parashikuar e tenderit është afro tre milionë euro.

Sipas njoftimit në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), prokurimi i Policisë së Kosovës ka treguar arsyet e anulimit të tenderit, duke shënuar se për këtë shërbim kompanitë ofertuese janë të papërgjegjshme.

“Policia e Kosovës anulon aktivitetin e prokurimit: Anulohet për shkak se të gjitha ofertat e pranuara janë të papërgjegjshme pasi nuk plotëson kriteret e kërkuara në dosjen e tenderit, në njoftimin për kontratë, si edhe specifikacionet teknike”, thuhet në njoftimin e KRPP-së.

Sipas të dhënave, del se dy kompani kishin ofertuar me çmimet, njëra 2.05 milionë euro dhe tjetra me çmim 2.7 milionë euro.

Image

Image