ARBK-ja hap shërbimin digjital, eliminohen pritjet në sportele

ARBK-ja hap shërbimin digjital, eliminohen pritjet në sportele

Ekonomia January 03, 2024 - 12:31

Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë ( ARBK) ka hapur shërbimin digjital në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, duke eliminuar kështu pritjet e gjata në sportel.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se tani qytetarët mund të pajisen me dokumente biznesore dhe të marrin çdo shërbim tjetër që u nevojitet pa pritur në radhë.

“ARBK-ja, krahas digjitalizimit të këtij shërbimi, ditë më parë ka lansuar edhe dizajnin e ri praktik e bashkëkohor të uebfaqes ku tash e tutje mund të merren lehtësisht informatat lidhur me bizneset, por edhe informata tjera lidhur me veprimtarinë e përditshme të kësaj agjencie”.

“Risi mjaft e rëndësishme e këtij ridizajnimi janë të dhënat statistikore që mund të gjenerohen me vetëm një klikim, për numrin e bizneseve sipas llojit dhe numrin e bizneseve sipas sektorëve”, thuhet në njoftim. /Zëri