Investimi milionësh i MCC-së në energji, Ambasada Amerikane: Mbështesim tranzicionin ambicioz energjetik në Kosovë
Foto: Laura Hasani

Investimi milionësh i MCC-së në energji, Ambasada Amerikane: Mbështesim tranzicionin ambicioz energjetik në Kosovë

Ekonomia December 04, 2023 - 14:19

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka njoftuar se pret me padurim investimin në sektorin energjetik përmes programit kompakt nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në Kosovë.

Ambasada e ka quajtur këtë si një investim të rëndësishëm në sektorin energjetik të vendit.

“Ne jemi duke punuar me Qeverinë e Kosovës për të mbështetur tranzicionin ambicioz energjetik në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Programi Kompakt kap vlerën prej 236.7 milionë dollarësh dhe është investimi më i madh i pasluftës në fushën e energjisë, i cili do të ketë rol strategjik në procesin e tranzicionit energjetik në Kosovë.