Mbahet Forumi Ekonomik Kosovë - Turqi
Sot në Prishtinë mbahet Forumi Ekonomik Kosovë - Turqi, i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Qendra e Kërkimeve Strategjike Ballkanike (BASAM)
Në këtë forum do të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i kompanive nga Kosova dhe Turqia.
Përveç përfaqësuesve të kompanive nga sektori privat i të dyja vendeve, në këtë Forum do të jenë të pranishëm edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, përfaqësues të institucioneve qeveritare të Kosovës duke përfshirë zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut Emilija Rexhepi, ministrin e Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka, zëvendësministrin e Ekonomisë Getoar Mjeku, si dhe disa nga përfaqësuesit e institucioneve shtetërore të Turqisë.
“Forumi ka për qëllim promovimin e investimeve në Republikën e Kosovës, prandaj përveç takimeve B2B ndërmjet bizneseve kosovare dhe turke, gjatë këtij forumi do të organizohet edhe Paneli i Diskutimeve me Ministrat nga të dyja vendet. Kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për të vendosur bashkëpunim me kompani të mëdha nga Turqia dhe për të promovuar investimet e huaja në shtetin tonë”, njofton Oda Ekonomike e Kosovës.