Qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton marrëveshjen për projektimin e rrugës Tetovë – Prizren
Ekonomia
November 29, 2023 - 08:35
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e së martës e ka miratuar marrëveshjen për projektimin e rrugës Tetovë – Prizren.
Njoftimi u bë nga zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi. Grubi tha se me këtë edhe zyrtarisht fillojnë procedurat për realizimin e këtij projekti madhor, që do të jetë një shteg i ri cilësor komunikimi me Republikën e Kosovës.
“Në ditën e sotme festive të 28 Nëntorit, vazhdojmë punën në drejtim të përforcimit të lidhjeve tona kombëtare!”, tha ai.