Ekonomistët: Rritja ekonomike me e ulët sesa parashikimi i Qeverisë
Ekonomia
November 19, 2023 - 23:03
Para një viti shifrat e rritjes ekonomike, kryeministri Albin Kurti i përdorte në Kuvend e në çdo vend për ta portretizuar qeverinë e tij si më të suksesshmen në vitet e pasluftës.
Një vit më vonë përveç se larg atyre shifrave, vërejtje në fushën e ekonomisë u dhanë edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.
Aty shpërfaqet ngadalësimi i rritjes ekonomike, teksa shqetësues vlerësohet edhe problemi në lidhje me mosekzekutimin e buxhetit.
E krejt këto i konfirmojnë edhe ekspertë të kësaj fushe.
Sipas drejtorit të Institutit “Riinvest”, Alban Hashani, trend i rritjes ekonomike madje do të jetë më i ulët edhe sa vetë parashikimi i Qeverisë së Kosovës.