Më 23 nëntor do të mbahet ankandi i njëmbëdhjetë i letrave me vlerë
Ekonomia
November 16, 2023 - 08:58
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 23 nëntor 2023 do të mbahet ankandi i njëmbëdhjetë për vitin 2023.
Në këtë ankand do të emetohen obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro, raporton Zeri.info.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2 vjet) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në komunikatë.
Kurse, për të gjithë ata që janë të interesuar për blerjen e këtyre letrave duhet të kontaktojnë ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës. /Zëri