Murati thotë se me “Superpuna” kanë përfituar 7786 të rinj dhe 5892 biznese

Murati thotë se me “Superpuna” kanë përfituar 7786 të rinj dhe 5892 biznese

Ekonomia November 13, 2023 - 16:22

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se platforma e punësimit “Superpuna” për tetë muaj sa ka hyrë në funksion ka bërë që 7786 të rinjë të përfitojnë dhe të punësohen.

Murati ka thënë se nga kjo shifër janë 3914 vajza dhe 3872 djem, raporton Zeri.info.

Përveç kësaj ai ka thënë se me këtë plaftormë kanë përfituar edhe bizneset që gjithsej në numër janë 5892.

““Superpuna në shifra, për 8 muaj operim: 7,786 të rinjë përfitues të punësuar. Prej tyre: 3,914 vajza dhe 3,872 djem. Në total janë 5,832 biznese që deri më tani kanë përfituar nga skema e mbështetjes për punësimin e të rinjve”, shkroi ai në Facebook. /Zëri